14-vjeçari nga Kosova hyn fuqishëm në fushën e AI, projekti i tij hap rrugën për përfaqësim ndërkombëtar në teknologji

Illyrian Info
15 Views
1 Min Read
Advertisements

Është vetëm 14 vjeç, por Kaon Krasniqi po shihet si një prej zërave më premtues të brezit të ri shqiptar në fushën e Inteligjencës Artificiale. Me vizionin e tij inovativ, ai ka themeluar platformën MindLoop, një projekt që synon të transformojë mënyrën e të mësuarit përmes përdorimit të teknologjisë së avancuar

MindLoop, si një nismë e ndërtuar mbi bazat e Inteligjencës Artificiale, është konceptuar për të ofruar përvoja të reja mësimore, të personalizuara dhe më efikase. Ky projekt i vendos themelet që Kosova të përfaqësohet edhe më fuqishëm në skenën ndërkombëtare të teknologjisë.

Kaoni tashmë ka marrë vëmendjen jo vetëm të komunitetit akademik dhe teknologjik, por edhe të institucioneve shtetërore. Para pak ditësh, ai është pritur nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në prag të pjesëmarrjes së tij në Berlin Process Youth Summit, i cili u zhvillua për herë të parë në Kosovë.

Historia e tij është një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë, duke dëshmuar se talenti, pasioni dhe përkushtimi i hershëm mund të hapin dyer të mëdha në botën e teknologjisë globale. /Albinfo/


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements