Planeti Venus

Illyrian Info
16 Views
12 Min Read
Advertisements

Venera ose Afërdita është planeti i dytë nga Dielli, që e orbiton atë çdo 224,7 ditë tokësore. Venera nuk ka satelit natyror. Ai është emëruar sipas perëndeshës romake të dashurisë dhe bukurisë Venera. Pas Hënës, është objekti më i shndritshëm natyror në qiellin e natës, duke arritur një madhësi të dukshme prej -4.6, ndriçim i mjaftueshëm për të bërë hije. Për shkak se Venusi është planet i brendshëm, ai kurrë nuk largohet shumë larg nga Dielli. Zgjatimi i tij arrin një maksimum prej 47,8°. Venusi arrin shkëlqimin e tij maksimal pak para lindjes së diellit, ose menjëherë pas perëndimit të diellit, kjo është arsyeja që është përmendur nga kulturat e lashta si Ylli i Mëngjesit ose Ylli i Mbrëmjes. Venera është një planet tokësor dhe nganjëherë quhet “planet vëlla” i Tokës (në gjuhën shqipe Venusi i përket gjinisë mashkullore ndryshe nga gjuhët e tjera) për shkak të madhësive të tyre të ngjashme, gravitetit, dhe përbërja e masës (Venusi është edhe planeti më të afërt i Tokës dhe planeti me madhësi më të afërt me Tokën). Megjithatë, ai na shfaqet shumë i ndryshëm nga Toka në aspekte të tjera. Ai ka atmosferën më të dendur nga katër planetet tokësore, që përbëhet nga më shumë se 96% dioksid karboni. Presioni atmosferik në sipërfaqen e planetit është 92 herë më e lartë se ajo e Tokës. Me një temperaturë mesatare të sipërfaqes prej 460 °C, Venusi është absolutisht planeti më i nxehtë në Sistemin Diellor. Atje nuk ndodh cikli i karbonit që të bllokojë karbonin përsëri në shkëmbinj apo sipërfaqje, as nuk duket se ka ndonjë formë jete organike për ta absorbuar atë me anë të biomasës. Venusi është i fshehur nga një shtresë e errët e reve shumë reflektive të acidit sulfurik, duke parandaluar sipërfaqen e tij të shihet nga hapësira në dritën e dukshme. Venusi mund të ketë pasur oqeane në të kaluarën, por këto do të kenë avulluar nga temperaturat e larta për shkak të efektit serrë. Uji ka shumë të ngjarë të jetë shpërbërë nga reaksionet kimike dhe për shkak të mungesës së një fushë magnetike planetare, hidrogjeni i lirë është shpërndarë në hapësirën ndërplanetare nga era diellore. Sipërfaqja e Venusit është një peisazh shkretëtiror i thatë i ndërprerë me shkëmbinj si pllaka që rifreskohen periodikisht nga vullkanizimi.

Venusi është një nga katër planetët tokësore të Sistemit Diellor, që do të thotë se, ai është një trup shkëmbor si Toka. Në madhësi dhe në masë, është i ngjashëm me Tokën, dhe është përshkruar shpesh si “vëllai” i Tokës ose “binjaku”. Diametri i Venusit është 12.092 km (vetëm 650 km më pak se i Tokës) dhe masa e saj është sa 81.5% e masës së Tokës. Kushtet atmosferike në sipërfaqen e Venusit ndryshojnë rrënjësisht nga ato të Tokës, për shkak të atmosferës së tij të dendur nga dioksidi i karbonit. Masa e atmosferës së Venusit është 96.5% dioksid karboni, dhe shumica e 3.5% të mbetur është me azot.

Sipërfaqja e Venusit ishte subjekt i spekulimeve derisa disa prej sekreteve të tij u zbuluan nga shkenca planetare në shekullin e 20. Ai është skicuar përfundimisht në mënyrë të detajuar nga Projekti Magellan më 1990-91. Sipërfaqja tregon dëshmi të një vullkanizimi të gjerë, dhe squfuri në atmosferë mund të tregojë se ka pasur disa shpërthime kohët e fundit. Rreth 80% e sipërfaqes Venusiane është e mbuluar nga një sipërfaqe e sheshtë e lëmuar ose fusha vullkanike, të përbëra nga 70% fusha me kreshta të rrudhura dhe 10% të ulta ose fusha të sheshta. Dy “kontinentet” malore përbëjnë pjesën tjetër të hapësirës së tij, një shtrihet në hemisferën veriore të planetit dhe tjera vetëm pak në jug të ekuatorit. Kontinenti verior quhet Ishtar Terra, sipas Ishtar, perëndeshës së dashurisë babilonase, dhe është afërsisht sa madhësia e Australisë. Mali Maxwell , është mali më i lartë në Venus, shtrihet në Ishtar Terra. Maja e tij është 11 km e lartë nga lartësia mesatare e sipërfaqes. Kontinenti jugor është quajtur Afrodite (Afërditë) Terra, sipas perëndeshës greke e dashurisë, dhe është më e madhja e të dy rajoneve malore afërsisht sa madhësia e Amerikës së Jugut. Një masiv malor i thyer përfaqëson deformimin më të madh të sipërfaqes në këtë zonë. Mungesa e provave të rrjedhjes së lavës që shoqëron çdo Kaldera (kaldera quhet gropa e kraterit që formohet nga shembja e vullkanit)të dukshme mbetet një enigmë. Planeti ka pak kratere të formuara nga goditjet metoerike , duke na demonstruar një sipërfaqe relativisht të re, rreth 300-600 milion vjeçare. Përveç kratereve të impakteve, maleve dhe luginave, që gjenden në të gjitha planetet shkëmbore, Venusi ka disa sipërfaqe me karakteristika unike. Ndër to janë malet vullkanikë me majë të sheshtë të quajtur “Farra”, në formë keku të stërmadh në madhësi 20–50 km të gjerë dhe nga 100 deri në 1.000 m të larta. Sistemet radiale (në forma të rrumbullakëta) të copëzuara si yje të frakturuara quhen “Novae”. Karakteristika relievi me dy radiale të copëzuara që ngjajnë me rrjetat e merimangave, të njohura si “arachnoids” dhe “coronae”, unaza rrethore të frakturuara ndonjëherë rrethuar nga sedimente nga erozioni i sipërfaqes. Këto karakteristika kanë origjinë vullkanike. Shumica e karakteristikave të sipërfaqes Venusiane janë emëruar sipas grave historike dhe mitologjike. Përjashtimet janë Malet Maxwell, të quajtura sipas James Clerk Maxwell, dhe rajonet malore Alpha Regio, Beta Regio dhe Ovda Regio, që ishin emëruar para se të sistemi aktual të ishte miratuar nga IAU(Unioni Astronomik Ndërkombëtar), organi që mbikqyr nomenklaturën planetare. Gjatësia gjeografike e karakteristikave fizike në Venus është e shprehur në lidhje me meridianin fillestar (0°). Meridiani fillestar fillimisht kalonte në qendër të ovales Eva, që ndodhet në jug të Alpha Regio. Pas përfundimit të misioneve Venera, meridiani fillestar u ridefinua për të kaluar nëpër kulmin qëndror në kraterit Ariadne.

Pjesa më e madhe e sipërfaqes Venusiane duket se është formuar nga aktiviteti vullkanik. Venusi ka disa herë më shumë vullkane sesa Toka, atje gjenden 167 vullkane të mëdhenj që janë mbi 100 km në gjatësi. Kompleksi vullkanik i vetëm i kësaj madhësie në Tokë është vullkani Big Island në ishujt Havai. Kjo nuk do të thotë se Venusi është më aktiv nga ana vullkanike se Toka, por edhe për shkak se korja e tij është shumë më e vjetër. Korja oqeanike e Tokës është ricikluar vazhdimisht nga lëvizjet në kufijtë e pllakave tektonike dhe ka një moshë mesatare prej rreth 100 milionë vjet, ndërsa sipërfaqja Venusiane është vlerësuar të jetë 300-600 milion vjet e vjetër. Disa pjesë të ndryshme të sipërfaqes janë dëshmi e aktivitetit të vazhdueshëm vullkanik në Venus. Gjatë programit Sovjetik Venera, sondat Venera 11 dhe Venera 12 zbuluan një stuhi të fuqishme me rryma vetëtimash të vazhdueshme kurse Venera 12 regjistroi një goditje të fuqishme të bubullimës menjëherë pasi ajo goditi sipërfaqen. Venus Express e Agjensisë Evropiane Hapësinore rregjistroi rrufe të shumta në atmosferën e sipërme të planetit. Edhe pse stuhitë sjellin reshje në Tokë, në sipërfaqen e Venusit nuk ka reshje (shiu acid sulfurik bie në atmosferën e sipërme, pastaj avullohet rreth 25 km mbi sipërfaqe). Një mundësi tjetër është se hiri nga një shpërthim vullkanik ka gjeneruar vetëtimën. Një tjetër dëshmi vjen nga matjet e përqëndrimeve të dioksidit të squfurit në atmosferë, e cila u ul me një njësi nga dhjetë, ndërmjet vitit 1978 dhe 1986. Kjo nënkupton nivelin që ishte rritur më parë nga një shpërthim i madh vullkanik. Gati një mijë kratere goditjesh meteorike në Venus janë të shpërndara në mënyrë të barabartë në të gjithë sipërfaqen e tij. Në objektet e tjera, të tilla si Toka dhe Hëna, krateret tregojnë një varg shkallësh degradimi (gërryeje). Në Hënë, degradimi është shkaktuar nga goditjet e mëvonshme, ndërsa në Tokë kjo është shkaktuar nga era dhe erozioni prej shiut. Në Venus, rreth 85% e kratereve janë në gjendje të pacënuar. Numri i kratereve, së bashku me gjendjet e tyre janë të ruajtura mirë, që tregon një ngjarje globale që pësoi planeti rreth 300-600 milionë vjet më parë, e ndjekur nga një shkatërrim vullkanik. Korja e Tokës është në lëvizje të vazhdueshme, ndërsa Venusi nuk është në gjendje për të mbështetur një proces të tillë. Pa pllakat tektonike për të ulur nxehtësinë nga manteli i tij, Venusi i nënshtrohet një procesi ciklik në të cilin temperatura e mantelit rritet deri sa arrin një nivel kritik që dobëson koren. Pastaj, për një periudhë prej rreth 100 milionë vjetësh, rrjedhja vullkanike ndodh në një shkallë të madhe që riciklon plotësisht koren. Në mars 2014 prova e parë e drejtpërdrejtë për vullkanizimin e vazhdueshëm u gjend, në formën e “fleshimeve” infra të kuqe mbi çarjen e zonës Ganiki Chasma, në afërsi të mbulesës së vullkanit Maat Mons. Këto fleshime shkojnë nga 40-320 °C mbi temperaturën e ambientit, besohet të jenë gazra të nxehtë ose lavë e çliruar nga ndonjë shpërthim vullkanik. Krateret Venusiane variojnë nga 3 km në 280 km diametër. Nuk ka kratere më të vegjël se 3 km, për shkak të atmosferës së dendur mbi objektet në hyrje. Objektet me energji të të vogël kinetike ngadalësohen aq shumë nga atmosfera saqë nuk arrijnë të krijojnë një krater goditjeje. Objektet hapësinore më të vogla se 50 metra në diametër fragmentohen dhe digjen në atmosferë para se të arrijnë në sipërfaqen e planetit.

Per me shume informacion:

https://sq.wikipedia.org/wiki/Venera

https://solarsystem.nasa.gov/planets/venus

https://www.space.com/44-venus-second-planet-from-the-sun-brightest-planet-in-solar-system.html

Perditesimi per here te fundit 2 dhjetor, 2017.

 


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements