21 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

Illyrian
1 Min Read

Sot mbushen 21 vjet kur 15 maturantë të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri” nga Malisheva humbën jetën gjatë një ekskursioni në Shqipëri.

Reklama

Autobusi që po barte 15 maturantët që s’janë më dhe 34 shokë të tyre që u lënduan rëndë, u rrokullis dhe ra në humnerë, rreth orës 14:00 të datës 14 tetor 2004, në Fushë Arrëz të Pukës, shkruan KosovaPress.

Reklama

Të nesërmen, më 15 tetor, pas identifikimit të trupave të nxënësve të vdekur, shteti shqiptar i përcolli në mënyrë dinjitoze nga ushtria shqiptare deri në kufirin me Kosovën, prej nga TMK-ja i solli ata në lokalet e gjimnazit “Abdyl Frashëri” të Malishevës.

Reklama

Varrimi i tyre u bë më 16 tetor, te “Lëndina e Lotëve”, të lagjes së Gurit.

Lini një koment

Please Login to Comment.