29-shi i PDK-së, Përparim Gruda që po merr përkrahje të fuqishme në gjithë Kosovën

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Përparim Gruda është profesor i së drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik në Mitrovicë. Ai ka përfunduar studimet bachelor dhe master në juridik dhe ka doktoruar në të drejtën kushtetuese.

- Advertisement -

Në Universitetin e Gracit në Austri ka përfunduar dy specializime të post-doktoraturës. Gjithashtu, në Universitetin e Washingtonit në SHBA ka kryer hulumtime shkencore si Fulbright Visiting Scholar.

- Advertisement -

Është bashkëautor në dy libra universitarë me titull “E Drejta Kushtetuese” dhe “Gjykata Kushtetuese”, si dhe autor i një monografie shkencore. Po ashtu, ka botuar dhjetëra punime shkencore në revista kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka marrë pjesë në projekte shkencore brenda dhe jashtë vendit.

- Advertisement -

Pjesëmarrja e tij si kandidat për deputet në Listën e Partisë Demokratike të Kosovës është një nder për Kuvendin e Kosovës.
Përkushtimi i tij ndaj drejtësisë dhe shkencës e bën një zgjedhje të merituar dhe të respektuar.
Mbi të gjitha, Përparimi, është njeri i urtë, i menqur, i guximshëm dhe shumë i njerëzishëm.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply