Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda
ka shpallur Aktgjykimin dënues në çështjen penale kundër të akuzuarve S.Sh., A.D., B.H.,
S.Z., F.D., M.Y., A.D., H.I., S.Y., S.D. dhe M.Sh. për shkak të veprës penale prodhimi dhe
përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave,
pajisjeve apo materialeve narkotike.
Trupi gjykues, me kryetarin e trupit gjykues Ilir Bytyqi, pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit
gjyqësor për shqyrtimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë ndërmjet të të akuzuarve dhe
Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shpallur Aktgjykimin dhe të akuzuarve i`u ka
shqiptuar dënim me burgim si në vijim:
Të akuzuarit: S.Sh., dhe A.D., secilit veç e veç dënim me burg efektiv në kohëzgjatje nga
pesë (5) vjet e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë secilin veç e veç në shumë prej pesëmijë
(5000) €uro, i cili dënim do të paguhet brenda një (1) muaji nga dita kur aktgjykimi merre
formën e prerë.
Të akuzuarin: Z.S., dënim me burg në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet dhe dënim me gjobë në
shumë prej pesëmijë (5000) €uro, i cili dënim do të paguhet brenda një (1) muaji nga dita kur
aktgjykimi merre formën e prerë.
Të akuzuarin: S.Y., dënim me burg në kohëzgjatje prej katër (4) vjet e gjashtë (6) muaj dhe
dënim me gjobë në shumë prej pesëmijë (5000) €uro, i cili dënim do të paguhet brenda një
(1) muaji nga dita kur aktgjykimi merre formën e prerë.
Të akuzuarit: F.D., M.Y, A.D dhe H.I., secilin veç e veç dënim me burg në kohëzgjatje prej
nga katër (4) vjet dhe dënim me gjobë secilin veç e veç në shumë prej nga tremijë (3000)
€uro, i cili dënim do të paguhet brenda një (1) muaji nga dita kur aktgjykimi merre formën e
prerë.
Të akuzuarin: B.H., dënim me burg në kohëzgjatje prej tre (3) vjet e gjashtë (6) muaj dhe
dënim me gjobë në shumë prej tremijë (3000) €uro, i cili dënim do të paguhet brenda një (1)
muaji nga dita kur aktgjykimi merre formën e prerë.
Të akuzuarit: S.D. dhe M.Sh., secilin veç e veç dënim me burg në kohëzgjatje prej nga tri (3)
vjet dhe dënim me gjobë secilin veç e veç në shumë prej nga dymijë (2000) €uro, i cili dënim
do të paguhet brenda një (1) muaji nga dita kur aktgjykimi merre formën e prerë.
Të akuzuarve S.Sh. dhe A.D., në dënimin e shqiptuar u llogaritet edhe koha e kaluar në
paraburgim dhe arresti shtëpiak nga data e caktimit 15.02.2022 deri me 14.10.2025, me
aktvendim të veçantë i ndërpritet masa.
Të akuzuarve: S.Z., F.D., A.D., M.Y., A.D., H.I. dhe S.Y., u llogaritet koha e kaluar në
paraburgim nga data 15.05.2022, ndërsa u vazhdohet masa e paraburgimit deri sa aktgjykimi
të merr formën e prerë, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.
Të akuzuarit S.Sh., A.D., B.H., S.Z., F.D., M.Y., A.D., H.I. dhe S.Y janë fajtor sepse:
Nga muaji prill 2022 deri në 23 maj 2022, fillimisht të pandehurit S.Sh., A.D., S.Z., dhe S.Y.,
e organizojnë transportin e lëndës së parë për prodhimin e heroinës (ham) nga Irani në Tukri
dhe Greqi, pastaj në Maçedoni Veriore deri në destinacion në një depo në rrugën “A.B.” në
Ferizaj, ku lëndën e parë i vendosin në thasë të çajit të zi, pastaj e ndërtojnë laboratorin në
shtëpinë e B., në fshatin F., Komuna Shtërrpcë, ku i sigurojnë të pandehurit H.I., F.D., M.Y.,
dhe A.D., që të vijnë nga Turkia në Kosovë për të prodhuar heroinën në laborator që kishin
ndërtuar, në këtë mënyrë që me datë 18 maj 2022 kanë filluar procesin e prodhimit të
heroinës, ndërsa me datë 20 maj 2022 e kanë ndërpre prodhimin pasi kanë kuptuar se policia
është duke i hetuar dhe për këtë arsyeje e bartin pjesën e heroinës të cilën e kishin prodhuar
dhe pjesën e heroinës të pa përpunuar në shtëpinë e M.Sh., në fshatin V., Komuna Ferizaj, në
mënyrë që ta presin ardhjen e Z.S., dhe S.Y., në Kosovë, derisa me datë 21 maj 2022, këta dy
të fundit takohen me S.Sh., A.D., dhe A.D., lidhur me organizimin për prodhimin e pjesës së
papërpunuar të heroinës, pas këtij takimi F.D., M.Y., dhe A.D., dërgohen në shtëpinë e M. ku
kanë rifilluar prodhimin e lëndës narkotike të heroinës së papërpunuar deri sa me datë 23 maj
2022 policia regjionale e antidrogës në shtëpinë e M., gjejnë sasinë e heroinës në peshë prej
67.5 kg. të përpunuar dhe paketuar dhe 25.5 të papërpunuar, ndërsa me datë 30.08.2022 në
një shtëpi të pa banuar në fshatin D., Komuna Ferizaj gjejnë edhe 25.5 kilogram morfin dhe
kodein.
me çka kanë kryer veprën penale prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve,
substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike nga neni
268 par.1 lidhur me par.4 dhe nenit 275 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.9 të KPRK-së.
I akuzuar S.D., është fajtor, sepse:
Me dashje dhe dijeni të aktivitetit kriminal që kryhej nga 27 prill 2022 deri në 23 maj 2022,
ka ofruar ndihmë logjistike në procesi e prodhimit të heroinës, duke u përkujdesur që të gjejë
depon ku fillimisht janë vendosur thasët me çajë në të cilët kanë qenë të vendosur lënda e
parë bazë e heroinës, ka kontraktuar persona për zbrazjen e thasëve të çajit në të cillat ishte i
vendosur lënda bazë e heroinës, po ashtu së bashku me të pandehurin A.D., në aeroportin e
Sh. e kanë marr të pandehurin A.D., ka marr me qira automjetin të cilin është shfrytëzuar nga
i pandehuri A.D., gjithashtu ka kontaktuar edhe A.B., me të cilin së bashku me A.D., dhe
personin S.D., kanë shkuar në Pejë dhe kanë marr bidonat të mbushur me prekusorë për
prodhimin e narkotikëve. me çka ka kryer veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale
prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo
veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike nga neni 268 par.1 lidhur me par.4 dhe nenit 275
par.1 nënpar.1.1 dhe 1.9 të KPRK-së.
I akuzuar M.Sh., është fajtor, sepse:
Që nga data 20 maj 2022 deri më datë 23. maj 2022, në rrugën “S.” në fshatin V., Komuna
Ferizaj, me dashje dhe dijeni të poltë të aktivitetit i cili do të kryhej, lëshon me qira katin e
dytë të shtëisë së tij të pandehurit S.Sh., që shfrytëzohet për laborator për prodhimin e
heroinës, në të cilën shtëpi bëhet përpunimi final i narkotilëve në të cilën përpunim marrin
pjesë të pandehurit A.D., M.,. dhe F.D., ku gjendet dhe sekuestrohet sasia e narkotikëve prej
67.5 kg. heroin. me çka ka kryer veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale prodhimi
dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave,
pajisjeve apo materialeve narkotike nga neni 268 par.1 lidhur me par.4 dhe nenit 275 par.1
nënpar.1.1 dhe 1.9 të KPRK-së. /EkonomiaOnline/