5,000 dite ne Mars per roverin ”Opportunity’ te NASA’s

Illyrian Info
18 Views
2 Min Read
Reklama

Dielli ka lindur serish ne roverin e NASA’s te quajtur ”Opportunity” per te 5,000 here te shtunen 17 shkurt, 2018.

“Pese mije sol (nje sol eshte nje dite ne mars) pas fillimit te misionit tone me 90-sol, ky rover mahnites ende na tregon surpriza ne Mars”, tha Menaxheri i Projektit te Opportunity John Callas, nga JPL i NASA-s ne Pasadena te Kalifornise.

Një “sol” marsian zgjat rreth 40 minuta me shume se nje dite e Tokes dhe nje vit marsian zgjat pothuajse dy vjet te Tokes. Sol 1 i Opportunity ishte dita e uljes, me 25 Janar 2004 (qe eshte ne Kohe Universale). Misioni kryesor ishte planifikuar te zgjaste 90 sol. NASA nuk priste qe roveri te mbijetonte permes nje dimri marsian.

Nga perspektiva e roverit ne shpatin e brendshem te skajit perendimor te Kraterit Endeavour, lindja e diellit do te shfaqet mbi buzen lindore te kraterit, rreth 22 kilometra larg. Roveri ka levizur mbi 45 kilometra nga vendi i tij i uljes deri ne vendin e tij aktual. Roveri ka kthyer rreth 225,000 imazhe, te gjitha te disponueshme ne internet.

“Ne kemi arritur shume momente, dhe ky ishte nje tjeter,” tha Callas, “por me e rendesishme se sa numrat jane eksplorimi dhe zbulimet shkencore”.

Misioni beri buje gjate muajve te pare te misionit me deshmi per ujerat nentokesore dhe ujerat siperfaqesore ne Marsin e lashte.

Per me shume vititoni: https://marsrovers.jpl.nasa.gov


Perditesimi per here te fundit 18 shkurt, 2018.


Zbuloni më tepër nga Illyran Info

Pajtohuni, që të merrni postimet më të reja dërguar drejt e në email-in tuaj.

Reklama
TAGGED: