77% e qytetarëve të Kosovës e shohin Amerikën si aleatin kryesor

13 Views
1 Min Read
Advertisements

Një sondazh i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) ka treguar se qytetarët e Kosovës si aleatin më të rëndësishëm të vendit i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 77 për qind, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sondazhi është realizuar gjatë muajve maj – qershor 2025, me një mostër prej 1,164 të rriturish, ku 94 për qind e të anketuarve janë shqiptarë ndërkaq 6 për qind serbë.

Sondazhi përfshin përgjigjet e qytetarëve se cilin shtet e konsiderojnë si aleatin më të rëndësishëm të vendit, ndërsa po ashtu janë pyetur se cilin shtet e konsiderojnë si kërcënimin më të madh.

Qytetarët e Kosovës i vlerësojnë si shtete aleate SHBA-të, Shqipërinë, Gjermaninë, Turqinë, Britaninë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) – 77%

Shqipëria – 6%

Gjermania – 6%

Turqia – 3%

Britania e Madhe – 2%

Bashkimi Evropian (BE) – 1%

Asnjë – 2%

Nuk e di / Refuzoi të përgjigjet – 1%


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements