Lajme

Rizotimi i qeverisë te KFOR-i që s’e çojnë FSK-në në veri “është edhe më i dhimbshëm, ka edhe kërkim falje”

Letra e dërguar nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci te Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ku qeveria kosovare, siç raportoi gazeta Nacionale, rizotohet me shkrim se nuk e dërgojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në veri të vendit pa marrë autorizim paraprak ka ngjallur reagime prej më të mëdha – për çka ndau hollësi edhe Ish-Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani.

Ramadani – që tha ta ketë parë letrën – tha se përtej rizotimit nga Qeveria e Kosovës, në atë letër ka edhe “kërkim falje” dhe se letra si e tillë ka qenë kërkesë e ardhur nga vetë NATO-ja.

Në fakt, e vërteta është edhe më e dhimbshme për këtë letër. Rizotimi i kësaj qeverie ka ndodhur me kërkesë të NATO-s, pra NATO i ka thënë qeverisë rizotohuni. Sepse në fakt brenda letrës ka edhe kërkim falje – e kam pa letrën – sepse ka pasur një rast ceremonial në të cilin FSK e ka dërgu një ekip të pjesëtarve pa njpftim të KFOR-it”, tha Ramadani në Pressing.

Pastaj ka pasur kërkimfalje, dhe rizotim nga ajo e 2013’ës. Rizotimi me kërkesë të NATO-s, sepse ka pas disa thyerje tepër të çuditshme me NATO-n. Rizotimi është që prap me pëlqimin e komandantin e KFOR-it. Për qytetarët, që ta dinë, komandanti i KFOR-it është komandant i krejt zonës së Kosovës”.

Ligjërisht e ka në të njëjtin autoritet si në lindje si në jug. Edhe kur policia ka operacione në zona të komuniteteve e ka obligim me njoftu KFOR-in. Pra, kjo ka qenë për mu shumë qasje abuzuese me sektor të sigurisë. E kemi thënë 100 herë, se aty s’ka emocion”, tha mes tjerash Ramadani.

Autori i emissionit “Pressing”, Leonard Kerquki, që pati të pranishëm edhe kandidaten për deputete të PDK-së, eksperten e çështjeve të ushtrisë, Besa Kabashin, e pyeti saktësisht për letrën e rizotimit të Maqedoncit.

“Përdorimi i ushtrisë së vendit në veri ka të bëjë me një aranzhim të bazuar në mirëbesim mes Kosovës dhe NATOs… Duke e ditur sa e ndjeshme është situata në veri gjithmonë ka ekzistu mirëbesimi që në veri, që meqenëse jemi vend demokratik ushtria është gjëja e fundit që përdoret kudo – që kjo të jetë me aranzhim special me partnerët tanë”, tha Kabashi.

Kandidati i PDK-së për deputet, juristi Përparim Gruda, e shtjelloi logjikën e Albin Kurtin, i cili, për katër vite me radhë e ka konsideruar si të keqen zanafillore një letër të Hashim Thaçit (2013) dërguar ish-Sekretarit të NATO-s, letër të cilën tash e ka ridërguar edhe vet.

“T’i harrojmë letrat njëhere, ne asnjëherë s’mund të shkojmë në veri me ushtri pa u pajtuar me KFOR-in, se ato garantojnë sigurinë nga jashtë të Kosovës. Koordinim. Kjo gjë reale është shprehur në letrën 2013, kurrgjë të keqe s’ka pas aty. Çka ka të keqe m’eu kordinu me amerikanët, qysh munesh me problematizu koordinimin me amerikan deri në këtë shkallë? E me paraqitë si tradhti e gjënë më të keqe?”, tha Gruda.

Gazetari Lirim Mehmetaj po ashtu reagoi për letrën e rizotimit te KFOR-i, që raportoi Nacionale.

Qeveria Kurti iu ka zotu KFOR-it permes nje vendimi-letre qe nuk e dergon FSK-ne ne Veri. Çka ne njeren ane e quajten skandalin me te madh te qeverive te kaluara, e ben me entuziazem vete. Cka u thuhet ketyre shtriganave?”, tha ai.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button