Duket se Driloni ka vendosur të ndërmarrë një hap të guximshëm, kjo për të qartësuar ndjenjat e tij dhe për të zbuluar nëse Sara ndjen të njëjtën gjë për të.
I njëjti në një bisedë të gjatë me Sarën mbrëmë, e ka pyetur atë drejtpërdrejt nëse ajo ka pëlqim për të.
Sipas Drilonit ajo heziton të shprehet për shkak të pasigurisë, pasi sipas tij ajo pret që vet Driloni t’ia thotë një gjë të tillë asaj si fillim.
“Nëse kam pëlqim, nëse kisha thanë që kam pëlqim qatëhere kishe fol ti, këtu është problemi”, i tha Driloni, Sarës.
Sara, nga ana tjetër, nuk iu përgjigj, ndërsa ia kujtoi që e kanë lënë mundësi të hapur.
“A e kemi lënë të hapur të shohim se si do të shkoj, deri tani i kam refuzuar dy persona që kanë shprehur ndjenja për mua, Edi dhe Fitimi”
Ata tutje kanë folur edhe për banorët tjerë të cilët kanë shprehur pëlqim ndaj tyre.
Derisa Sara u shpreh se Anisa e ka pasur lojë pëlqimin ndaj Drillonit, ky i fundit i tha se si ka mundësi që djemtë që janë shprehur për të janë serioz, ndërkohë që pëlqimet e vajzave ndaj tij janë për lojë.
“Për ty, çdo djalë që të pëlqen është serioz, për mua, vajzat që më pëlqejnë mua janë lojë, pse a s’mundet dikush me më pëlqy mua a?”, u shpreh Driloni.
Kujtojmë se dyshja ka kohë që flasin për pëlqimet, ani pse asnjëri nga ta nuk është deklaruar ndaj njëri-tjetrit. E se a do të jetë kjo një histori me një fund të lumtur? Kjo mbetet për t’u parë.
Discover more from Illyrian Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.