Një beqare seksi futet për të trazuar ujërat në shtëpinë e Big Brother: Sfida ime…

Illyrian
6 Views
1 Min Read

Një beqare seksi sikurse Loredana Brati është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother, për të trazuar ujërat në këtë edicion të katërt.

- Advertisement -

Në klipin prezantues të saj modelja tha se i pëlqejnë sfidat dhe përsa i përket romancës, rrugët e zemrës i ka të hapura.

- Advertisement -

“Sfida ime aty brenda është të menaxhoj energjitë e shumë njerëzve. Jam një person që shkon pas energjive dhe kjo do të më ndikojë.

- Advertisement -

Arsyeja pse unë futem në Big Brother është sepse më pëlqejnë sfidat. Më pëlqen ideja që të sjell pak nga shpirti im shumë ngjyrësh në shtëpitë e çdo shqiptarëve”- tha Loredana në klipin prezantues.

Por a mendon se mund të dashurohet në shtëpinë e Big Brother?

“Ndoshta, pse jo? Unë jam 25 vjeçe, jam beqare kështu që po erdhi mirëse të na vij”- tha Loredana.

Ledioni: Ti do të jesh sa ndryshe nga këto çupat e Italisë?

Loredana: Ndoshta pozitivitetin e tyre do ta kem, por që do të sjell ngjyra ndryshe.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply