Një nga helmimet më të rënda të shpendëve është regjistruar në Parkun Kombëtar Kruger, zemra e natyrës së egër në Afrikën e Jugut.
Të paktën 123 shqiponja kanë ngordhur pasi u ushqyen me kufomën e një elefanti të helmuar nga gjuetarët e paligjshëm, konfirmuan autoritetet e parkut dhe Fondacioni për Mbrojtjen e Jetës së Egër në Rrezik.
Elefanti ishte lyer me pesticide bujqësore në një zonë të largët të parkut prej afro 20,000 km², me qëllim që gjuetarët të merrnin pjesë të trupit për tregti të paligjshme.
Ky veprim tragjik ka goditur rëndë ekosistemin e parkut, duke zhdukur me dhjetëra shqiponja nga disa prej llojeve më të rrezikuara në kontinent, si shqiponjat me fytyrë të mbuluar, ato me shpinë të bardhë dhe me kapuç.
Në përpjekje për të shpëtuar të mbijetuarit, 83 shqiponja të tjera u transportuan me helikopter dhe ambulanca të specializuara, dhe janë aktualisht nën trajtim intensiv.
Megjithatë, organizata Vulpro paralajmëroi se edhe shumë shpendë të tjerë mund të jenë prekur dhe të mos jenë zbuluar ende.
Shkabat luajnë një rol jetik në ekosistemet natyrore, duke pastruar kufomat e kafshëve të ngordhura dhe parandaluar përhapjen e sëmundjeve.
Por kjo funksion esencial i bën ato veçanërisht të ndjeshme ndaj helmimit, një teknikë gjithnjë e më e përdorur nga gjuetarët e paligjshëm për të kapur speciet më të kërkuara.
Autoritetet e parkut dhe organizatat e mbrojtjes së natyrës paralajmërojnë për një krizë në rritje në të gjithë Afrikën Jugore, teksa përdorimi i helmeve po kthehet në një kërcënim të vazhdueshëm për jetën e egër.
Rojtarët përballen çdo ditë me sfida për të mbrojtur kafshët emblemë si rinocerontët, elefantët dhe luanët nga ky agresion brutal dhe i paligjshëm.
0 Comments