Është identifikuar ngasësi i cili bënte ngasje të rrezikshme me motoçikletë në Gjakovë, rast ky që u raportua nga Klankosova.tv.
Policia ka bërë të ditur se pas identifikimit të ngasësit, ai ka rezultuar se nuk posedonte patentë shoferi, derisa motoçikleta e përdorur nuk ishte e regjistruar.
Në përputhje me ligjin për rregullat e trafikut rrugor, kundërvajtësit i është shqiptuar fletëparaqitje për gjykatë.
“Në një video të shpërndarë në media është parë një motoçiklist duke lëvizur në mënyrë të pakontrolluar dhe të rrezikshme, pa helmetë dhe duke rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në rrugë. Në pamjet e videos, vërehet qartë se kishte qytetarë anash rrugës, duke e bërë veprimin edhe më të rrezikshëm”.
“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë në Gjakovë është angazhuar menjëherë në hetimin e rastit dhe identifikimin e personit në fjalë. Pas hetimeve të zhvilluara, personi është identifikuar dhe rezulton se nuk posedonte patentë shoferi, ndërsa motoçikleta e përdorur nuk është e regjistruar. Në përputhje me ligjin për rregullat e trafikut rrugor, kundërvajtësit i është shqiptuar fletëparaqitje për gjykatë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
0 Comments