
Kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, e ka përsëritur akuzën e djeshme të bërë në Gjakovë se qeverisjte e kaluara “në njëzet vitet e fundit e kanë bërë Kosovën copë më copë” duke ia vazhduar slloganin e VV-së se tash “ne po e bëjmë cep në cep”.
“Qeverisjet e kaluara në 20 vitet e fundit e kanë bërë Kosovën copë më copë ,ndërsa ne, me qeverisjen tonë, po e bëjmë Kosovën cep më cep”, tha ai.
Postimi i tij:
500 mijë zemra po bëhen bashkë për numrin e vërtetë, numrin 118!
Fushatën zgjedhore e nisëm zyrtarisht mbrëmë, në Gjakovën e madhe që na bëri bashkë e na priti me një atmosferë elektrizuese.
Qeverisja jonë ka bërë shumë për gratë e për punëtorët, për mjekët e arsimtarët, për studentët e bujqit, për policët e ushtarët, për invalidët e veteranët dhe për secilën kategori të popullit tonë të dashur.
Qeverisjet e kaluara në 20 vitet e fundit e kanë bërë Kosovën copë më copë ,ndërsa ne, me qeverisjen tonë, po e bëjmë Kosovën cep më cep.
Të dashur qytetarë të Republikës sonë të dashur, e nisëm me Gjakovën për të vazhduar sonte në Mitrovicë dhe deri me 9 shkurt, në secilën Komunë, cep më cep.