Në një zbulim befasues, Teleskopi Hapësinor James Webb (JWST) ka kapur një imazh të një hëne krejt të re që rrotullohet rreth planetit Uran duke e bërë këtë trup qiellor hënën e 29-të të identifikuar për këtë gjigant akullor.
Si u bë zbulimi
Studiuesit e projektit për studimin e rrathëve dhe hënave të Uranit, nën drejtimin e Maryame El Moutamid nga Southwest Research Institute, kanë përdorur JWST për të kapur 10 ekspozime me dritë të gjatë, përgjatë rreth shtatë orësh, duke vëzhguar rrathët e brendshëm të Uranit.
Në këto imazhe, ata vunë re një pikë të dobët, të mjegullt që lëvizte në afërsi të planetit, justuar në mënyrë që të mos ishte një objekt tjetër ose defekt i aparaturës. Kjo me kalimin e analizave çoi në përfundimin se bëhej fjalë për një hënë të re.
Karakteristikat e hënës së re “S/2025 U1”
- Tani për tani është pagëzuar me emërtimin S/2025 U1.
- Kjo hënë ndodhet rreth 56,000 kilometra larg nga qendra e Uranit, në një orbitë që përshkruhet si gati rrethore.
- Vlerësimet fillestare sugjerojnë se diametri i saj është në rreth 10 kilometra, duke e bërë më të vogël dhe më të zbehtë se të gjitha hënat e tjera të njohura të Uranit.
- Deri më tash, hëna “S/2025 U1” nuk ishte e zbuluar nga teleskopët e mëparshëm apo nga kalimi i sondës Voyager 2, kryesisht për shkak të ndjeshmërisë së kufizuar të këtyre instrumenteve.
Emërtesa dhe perspektivat e ardhshme
Në përputhje me traditën për hënat e Uranit, emri i ri pritet të merret nga një karakter letrar zakonisht nga veprat e Shakespeare-it ose Alexander Pope-it. Procesi i emërtimit zyrtar do të bëhet nëpërmjet Unionit Ndërkombëtar të Astronomisë (IAU).
Shkencëtarët besojnë se ky zbulim është vetëm maja e ajsbergut ka shumë të ngjarë që të ketë edhe hëna të tjera të fshehura që do të shfaqen në të ardhmen, për veçanërisht me aparatura edhe më të përparuara dhe me misione të dedikuara për Uranin, të planifikuara për vitet 2030.