Ka përfunduar bastisja në vendbanimin e të dyshuarit, Fatmir Sheholli, i cili është arrestuar nën dyshimet për spiunazh.
Policia ka larguar nga vendi i ngjarjes provat materiale që mund të lidhen me hetimet.
Autoritetet vijojnë punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar të gjitha materialet që mund të ndihmojnë në procedimin e çështjes.
Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. /RTKlive/