Fatmire Cecelia numri 9-të i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Vushtrrisë.
Si aktiviste e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që nga viti 2006, ajo i ka qëndruar besnike vlerave që e veçojnë Lëvizjen.
Si drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ka realizuar me sukses projekte shumë të rëndësishme për qytetin. Si Gruaja më aktive në Kuvendit Komunal në Vushtrri nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të qytetarëve.
Me mbi 20 vjet përvojë pune në sektorin publik dhe privat, aktualisht punon si edukatore në sektorin publik dhe është gjithashtu drejtoreshë në “HEXAGON Education”.
Me profesion është edukatore, ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në programin Parashkollor.
Është Magjistër e Diplomacisë dhe në përfundim të studimeve Master në Arkivistikë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” Në jetën politike dhe publike, ka qëndruar gjithmonë pranë komunitetit, duke qenë zëri i të rinjve, artistëve, sportistëve, personave me nevoja të veçanta dhe grave. Është nënë, profesioniste dhe aktiviste e përkushtuar.
Jeton dhe vepron në Vushtrri. Fatmirja është zëri që nuk hesht!