Çka po ndodhë në Serbi – Provokohet sërish Kombëtarja e Shqipërisë

Illyrian
1 Min Read

Teksa pak orë na ndajnë nga “finalja” e Shqipërisë në Leskovc kundër Serbisë, këta të fundit duket se nuk i kursejnë ende provokimet.

Reklama

Përveç heqjes së flamurit nga stadiumi, një gjest që ata e cilësuan vetëm si një veprim për të shmangur incidentet e pakëndshme, kësaj radhe ishin tifozët vendas që kanë provokuar ekipin Kombëtar shqiptar.

Reklama

Në Nish, aty ku ndodhet dhe hoteli ku po akomodohet ekipi kuqezi, tifozët kanë ngjitur në rrugë parrulla të vogla ku ndodhet harta e Kosovës me flamurin serb.

Reklama

Një gjest i pahijshëm nga ana e mbështetësve serbë, të cilët vijojnë të mbyllin veshët kur bëhet fjalë për thirrjet e FIFA-s dhe UEFA-s, për të lënë jashtë futbollit politikën. /Insajderi.com/

Lini një koment

Please Login to Comment.