Rreth 50 përqind e votave janë numëruar deri tash në garën për Asamble në Komunën e Drenasit, e tashmë janë procesuar edhe rezultatet e para.
Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin renditet si parti e parë me 39.97 përqind, e pasuar nga PDK’ja me 36.91 përqind dhe Vetëvendosja me 9.09 përqind.
Kandidatët më të votuar në listën e Lladrovcit janë Laureta Thaçi, e cila si bartëse e listës ka marrë 4 mijë e 890 vota, e ndjekur nga Ekrem Elshani me 532 vota, Selman Qallapeku me 338 vota, Valdet Curri me 336 vota dhe Edon Nishori me 282, shkruan Reporteri.net.

Tek lista e PDK’së, bartësi i listës Driton Ajazi ka marrë 4 mijë e 516 vota.
Pas tij renditen Arigon Sinani me 426 vota, Zeqir Hasi me 317, Artian Krasniqi me 304 vota dhe Fatmir Baliu me 264.

Nga lista e VV’së, Egzona Tërdevci si bartëse, ka marrë 990 vota. Emrat më të votuar pas saj janë Rrustem Bublaku me 123 vota, Filloreta Bujupi me 94 vota dhe Xhavit Drenori me 89 vota.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Drenas nuk do të ketë balotazh.
Ramiz Lladrovci e ka fituar garën për të parin e kësaj komune pa balotazh.