Kjo është gjendja shëndetësore e dy të plagosurave mbrëmë në Prizren

Illyrian
1 Min Read

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë pasmesnate në Prizren. Një burrë atje ka therur me thikë gruan dhe vajzën e tij të mitur.

Reklama

Dy viktimat aktualisht po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit në mjekimin intenstiv.

Reklama

Për gjendjen shëndetësore të tyre ka folur për Gazetën Express shefi i Emergjencës të Spitalit Rajonal të Prizrenit, Hekuran Veçgishti.

Reklama

Ai tha se ato dyja kanë plagë të ndryshme në trup.

“Mbrëmë rreth orës 00:45 në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm Prizren janë pranuar dy të lënduara si pasojë e therjes me thikë. Janë kryer ekazminimet e nevojshme, ekzaminimet radiologjike. Të lënduarat kanë pasur plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Pas konsultës me kirurget kujdestarë dy të lënduarat janë hospitalizuar për intervenim kirurgjik. Për momentin pacientet janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv Qendror te Spitalit”.

Lini një koment

Please Login to Comment.