Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë me prejardhje nga Presheva, Florim Berisha, thotë se protestës pro-UÇK iu bashkëngjit nga Zvicra.
“Kemi ardhur për ta përkrahur protestën e tretë me radhë, dhe besojmë në pafajësinë e shokëve tanë të luftës”, u shpreh Berisha për Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
“Ne do të luftojmë deri në fund për lirinë e njerëzve që po mbahen në mënyrë të padrejtë në Hagë”, tha tutje ai.