Dalin pamjet e plagosjes në Pejë: I dyshuari shtie me dy “Kallashnikovë” në drejtim të veturës në të cilën ishin viktimat

Illyrian
2 Min Read

Me dy “Kallashnikovë” me duar deri sa del nga një objekt. Kështu shihet në pamjet të siguruara nga KALLXO.com i dyshuari M. Hoxha, i cili u arrestua për vrasje në tentativë dhe për armëmbajtje pa leje për rastin që ndodhi sot, më 17.10.2025, rreth orës 16:00, në Pejë.

Reklama

Në këto pamje shihet i dyshuari duke shtënë me dy “Kallashnikovë“ përnjëherë në drejtim të një veture e cila ishte në lëvizje.

Reklama

Rasti ka ndodhur në afërsi të Gjykatës së Pejës.

Reklama

Pamjet tregojnë se si i dyshuari gjuan në drejtim të veturës në të cilën ishin dy personat që u plagosën.

Për shkak të plagëve të rënda, njëri prej të plagosurve është transferuar për trajtim në QKUK.

Kurse tjetri po vazhdon të trajtohet në Spitalin Rajonal të Pejës.Gjithashtu pamjet tregojnë reagimin e zyrtarëve policorë, të cilët e arrestojnë të dyshuarin teksa po kthehej ta merrte njërin “Kallashnikov” të cilin e kishte hedhur pasi kishte shtënë me të dytë.

Përveç dy armëve automatike të tipit “AK-47”, i dyshuari po dyshohet edhe për dy armë të tjera që iu gjetën në një çantë.

Pamjet tregojnë se si njëri nga personat që ishte në veturën e sulmuar del nga vetura që përplaset për mur, dhe shkon zvarrë për t’u fshehur nga i dyshuari që gjuante me një “Kallashnikov”.

Dyshohet se sulmi është kryer nga i dyshuari në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij dhe plagosjen e tij. Ngjarje kishte ndodhur tre vite më parë.

Në këto pamje shihet ai duke shtënë në drejtim të një veturë, por që reagimi i policisë ishte i menjëhershëm duke arrestuar të dyshuarin.

Lini një koment

Please Login to Comment.