A do të shembet vërtet Kulla Eifel vitin e ardhshëm?

Illyrian
4 Min Read

Pretendime sensacionale se Kulla Eifel do të shembet në vitin 2026 janë përhapur gjerësisht në rrjetet sociale, pasi vendodhja atraksion është mbylluar përkohësisht, sipas “Euronews”.

Reklama

Monumenti 330 metra i lartë, një nga strukturat më ikonike në botë, tërheq miliona vizitorë çdo vit dhe vetëm në vitin 2023 gjeneroi 117, 87 milionë euro të ardhura.

Reklama

Ajo është një nga pak monumentet franceze që nuk merr subvencione shtetërore dhe punëson më shumë se 300 persona në Paris. Por pse njerëzit po mendojnë se Kulla Eifel është në prag të shkatërrimit?

Reklama

 Pse u mbyll Kulla Eifel këtë muaj

Në fillim të tetorit, banorët e më shumë se 200 qyteteve franceze dolën në protesta kundër shkurtimit të shpenzimeve të qeverisë dhe kërkuan taksa më të larta për të pasurit.

Në Paris, mijëra persona iu bashkuan grevave kombëtare, duke bërë që “Kulla Eifel” të pezullojë hyrjen e vizitorëve për arsye sigurie.

“Në lidhje me një grevë, ‘Kulla Eifel’ është e mbyllur” shkruhej në një njoftim në hyrje. “Kërkojmë ndjesë”.

 A do të shembet vërtet Kulla Eifel?

Disa javë para protestave, një faqe satirike publikoi një artikull humoristik që pretendonte se “Kulla Eifel”  do të rrënohej për t’u kthyer në një “rrëshqitëse gjigante” ose sallë koncertesh.

Por në rrjetet sociale, kjo histori u përhap jashtë kontekstit dhe u përzie me lajmet për mbylljen e përkohshme të kullës.

Në platformën X, disa llogari me qindra mijëra ndjekës publikuan postime mashtruese që shpallnin se “epoka e ‘Kullës Eifel ‘po merrte fund”.

] “Sipas raporteve, Kulla e famshme Eifel, simbol i Francës për më shumë se 135 vjet, do të shembet në vitin 2026 pas përfundimit të kontratës së operimit”, thane burime të rrema.

Në postime shtohej se “lodhja strukturore, kostot e mirëmbajtjes dhe ankesat publike” ishin arsyet e këtij “vendimi tronditës”.

Shumë përdorues i besuan lajmit të rremë, me komente s të tilla si “jo, Paris! Mos më prish vendin e ëndrrave për propozim!”, ndërsa të tjerë shprehën dyshime dhe paralajmëruan se lajmi ishte “i rremë”.

“Société d’Exploitation de la Tour Eiffel” (SETE, kompania që operon kullën, nuk ka komentuar zyrtarisht për pretendimet virale. Megjithatë, turistët  ende  blejnë bileta në faqen zyrtare të kullës.

Si ndikon “fake news” në industrinë e turizmit

Edhe pse shumë njerëz janë skeptikë ndaj lajmeve të ekzagjeruara, këto pretendime mund të shkaktojnë konfuzion dhe dëm ekonomik për destinacionet turistike.

Më herët këtë vit, Italia njoftoi masa të reja kundër shqyrtimeve të rreme në hotele dhe restorante, pasi bizneset ankoheshin për dëmtim të reputacionit.

Sipas Ministrisë italiane të Ndërmarrjeve, përmbajtjet e rreme apo të manipuluara ndikojnë në 6 deri në 30 për qind të të ardhurave të bizneseve në sektorin e turizmit dhe mikpritjes.

Për këtë arsye, Italia miratoi rregulla të reja që kërkojnë që turistët të dëshmojnë se kanë vizituar vërtet një vend përpara se të lënë një vlerësim.

“Ky është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e bizneseve tona,” tha ministrja italiane e Turizmit, Daniela Santanché. “Vlerësimet, të cilat tani do të jenë të verifikueshme dhe të sakta, janë thelbësore për suksesin e kompanive dhe për besimin e turistëve”.  /ATSH/

Lini një koment

Please Login to Comment.