Përmbyset rezultati në Mitrovicën e Jugut: Faton Peci i VV-së kalon në epërsi pas numërimit të votave të diasporës

Illyrian
1 Min Read

Në komunën e Mitrovicës së Jugut është përmbysur rezultati zgjedhor pas numërimit të 50 për qind të votave të ardhura nga diaspora.

Reklama

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, aktualisht po prin me 58.48 për qind të votave, apo 169 vota, duke kaluar përpara kundërkandidatit të tij nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arian Tahiri, i cili ka 28.72 për qind.

Reklama

Ky rezultat paraqet një ndryshim të dukshëm krahasuar me rezultatet preliminare, ku Arian Tahiri udhëhiqte me 47.89 për qind, ndërsa Peci kishte 47.80 për qind, me një diferencë minimale.

Reklama

Numërimi i plotë i votave të diasporës pritet të përmbyllet në orët në vijim, dhe vetëm atëherë do të dihet se kush do të sigurojë fitoren përfundimtare në këtë komunë.

TAGGED:
Lini një koment

Please Login to Comment.