Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në komunën e Zveçanit, ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar për media Togeri Petrit Rexha, shef i operativës rajonale në Veri, i cili tha se të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor dhe se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.
“Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Zveçan ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e përplasjes, pesë persona janë lënduar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore. Hetimet rreth rastit janë në zhvillim,” deklaroi Rexha.