Zjarr në aeroport, tmerrohen udhëtarët, kaos në trafikun ajror

Illyrian
1 Min Read

Bangladeshi është vënë në gatishmëri të lartë pas një zjarri të madh që shpërtheu në zonën e ngarkesave të Aeroportit Ndërkombëtar Hazrat Shahjalal në kryeqytetin Dhaka.

Reklama

Flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar panik dhe ndërprerje të menjëhershme të të gjitha fluturimeve.

Reklama

Zjarrfikësit luftuan me flakët për më shumë se tre orë ndërsa sipas raportimeve të mediave lokale, disa pjesëtarë të forcave zjarrfikëse janë lënduar gjatë përpjekjeve për të vënë situatën nën kontroll.

Reklama

Shkaku i zjarrit ende nuk është konfirmuar, por autoritetet kanë nisur hetimet dhe kanë bërë thirrje për shmangien e zonës deri në një njoftim të dytë.

Aeroporti Hazrat Shahjalal është qendra kryesore ajrore e vendit dhe mban peshën më të madhe të trafikut ajror të Bangladeshit. Ndërprerja e fluturimeve ka prekur dhjetëra udhëtarë vendas dhe ndërkombëtarë.

Lini një koment

Please Login to Comment.