A do na befasojë Albin Kurti me “Qeverinë Kurti 3”, apo Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja?

armendxani
4 Min Read

Në skenën politike të Kosovës po zhvillohet një betejë e ashpër për pushtet dhe qendra e saj është një emër tashmë i njohur: Albin Kurti.

Reklama

Pas dështimit për të siguruar një shumicë të lartë dhe të qëndrueshme parlamentare, formimi i “Qeverisë Kurti 3” është bërë temë qendrore e debatit politik dhe publik.

Reklama

Partitë opozitare, nga LDK, PDK e AAK dhe të tjera, kanë përsëritur me vendosmëri se nuk do të hyjnë në qeverisje me Kurtin. Por, në prapaskenë, po zhvillohen lëvizje interesante: shumë “mesitë” apo “pleqnarë politike” po negociojnë mes taborit të Kurtit dhe figurave të ndryshme nga opozita për të gjetur një zgjidhje kompromisi që do të shmangte zgjedhjet e reja.

Reklama

Në mesin e negociata të heshtura dhe dilema të mëdha, burime nga brenda partive flasin për kontakte të vazhdueshme, takime joformale dhe diskutime rreth mundësisë së krijimit të një kabineti më gjithëpërfshirës, ku disa emra të rinj do të hynin si figura teknike ose konsensuale.

Në këtë fazë, Kurti po përpiqet të ruajë kontrollin mbi narrativën se ai është i vetmi që mund ta çojë përpara “projektin e shtetit të drejtë e sovran”, ndërsa opozita kërkon të mos shfaqet si pengesë, por as të mos bëhet pjesë e një formule që mund të dëmtojë kredibilitetin e saj para zgjedhësve.

Në anën tjetër, presioni ndërkombëtar për stabilitet është rritur. Diplomacia perëndimore po i dërgon sinjale të qarta klasës politike në Prishtinë se një “krizë e zgjatur” mund të dëmtojë seriozisht imazhin e vendit, proceset integruese dhe fondet ndërkombëtare.

Shumë qytetarë mendojnë se do të ketë befasi deri të dielën?

Në opinion publik është krijuar opinioni për një lëvizje surprizë nga Albin Kurti, ndoshta shpallja e një kabineti të ri me figura të pavarura, ose me përfshirjen e ndonjë krahu të moderuar nga opozita. Minutat e fundit po ofrohen, kreativiteti i ofertave po rritet.

Nëse kjo ndodh, “Qeveria Kurti 3” do të ishte një përpjekje e guximshme për të ruajtur pushtetin pa zgjedhje të reja, duke e prezantuar si “mandat të rinovuar për stabilitet”.

Por, nëse negociatat e këtyre ditëve dështojnë, atëherë Kosova do të futet në rrugën drejt zgjedhjeve të përgjithshme, ndoshta në fund të këtij viti ose në fillim të 2026-s.

Kësisoj nëse nuk arrihet formimi i Qeverisë, Kosovë do rrezikohet edhe nga stabiliteti financiar, i shërbimeve të domosdoshme të pagave dhe pagesave.

Analistët janë të ndarë, njëri kamp beson se Kurti nuk ka më hapësirë politike për të siguruar shumicën dhe se vendi s’ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve.

Ndërsa kampi tjetër mban qëndrimin se ai mund të surprizojë me një formulë të re qeverisëse, duke përdorur negociata me pakicat dhe individë të pavarur për ta ruajtur pushtetin edhe për një mandat të tretë.

Në çdo rast, vendimet e ditëve të ardhshme do të jenë vendimtare dhe e diela mund të jetë dita kur Kosova kupton nëse do të ketë një qeveri të re apo një garë të re zgjedhore.

Lini një koment

Please Login to Comment.