Kjo është këmbësorja 56-vjeçare që humbi jetën në aksident

Illyrian
1 Min Read

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Skënderbeu”në Golem.

Reklama

Policia bën me dije se një 19-vjeçar i identifikuar me inicialet R. F. duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh. Sh., 56 vjeçe.

Reklama

Si pasojë e aksidentit, 56 vjeçarja ka ndërruar jetë.

Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /BalkanWeb/

Lini një koment

Please Login to Comment.