Votat e të gjithëve i patën njëmend, por jo pro tyre.
Siç dështoi në matjen në Kuvend për t’u bërë sërish kryemistër, ky fat, Albin Kurtin, u tha se do ta përcjellë edhe në garën e zgjedhjeve të parakohshme që iu hap rruga të shpallen shpejt.
Jo veç Kurtin, po as partinë e tij, nuk e do hiç në ekzekutivin e ardhshëm ku e parasheh veten LDK-ja.
As partia e parë e as tjerët nuk pritet të kërkojnë mandatarin nga presidentja, Vjosa Osmani, por veç datën e zgjedhjeve.
Kjo megjithëse një përballje të re në nivelin qëndror, në Vetëvendosje, thanë që nuk e patën hiç për qejfi, e që deputetët që ua prishën qejfin duke votuar kundër qeverisë ia bënë një sherr vendit.
Si në votimet e shkurtit, edhe në të ardhshmet, Kurti, pritet që kundërkandidatët t’i ketë të njejtit, të paktën Bedri Hamzën e PDK-së.