Një rast i zhdukjes së një të miture është raportuar mëngjesin e djeshëm në rrugën “Imzot Nikë Prela” në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është paraqitur rreth orës 10:30 kur një grua kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Zyrtarët policorë kanë njoftuar se lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitë përkatëse policore janë angazhuar dhe po hetojnë për gjetjen e të miturës. /Telegrafi/