Pamje të rënda: Një burrë ndjek një fëmijë 7-vjeçar, e ngre peshë dhe e hedh nga një lartësi

Illyrian
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë e filmuar nga kamerat e sigurisë ka shkaktuar reagime të forta në Turqi, pasi pamjet tregojnë një burrë të panjohur që ndjek dhe sulmon një fëmijë në rrugët e qytetit Adana.

Reklama

Sipas burimeve, incidenti ndodhi në rajonin Seyhan në Turqi. Për arsye ende të paqarta, burri filloi të ndjekë një djalë rreth 7 vjeç me të cilin, sipas dëshmitarëve, kishte pasur një debat të shkurtër.

Reklama

Në videon e sigurisë shihet fëmija teksa përpiqet të shpëtojë duke u ngjitur me nxitim në shkallët e një ndërtese dhe duke trokitur në derën e një banese.

Reklama

Në atë moment, burri e kap nga kyçi i këmbës, e godet në kokë dhe e hedh në tokë nga një lartësi prej rreth 1,5 metrash. Pas sulmit, fëmija mbeti i shtrirë në tokë duke qarë, ndërsa agresori u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Pas denoncimit të familjes së të miturit, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit. Sipas mediave turke, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Lini një koment

Please Login to Comment.