Policia po e kërkon këtë grua të dyshuar për vjedhje

Illyrian
1 Min Read

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë nga qytetarët për ofrimin e informative në lidhje me një grua të dyshuar për vjedhje.

Reklama

Fotografia e të dyshuarës është bërë publike në mënyrë që të bëhet identifikimi i saj, përcjell Klankosova.tv.

Reklama

“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personit të dyshuar Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. E dyshuara kërkohet për përfshirje në veprën “Vjedhje”.

Reklama

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një koment

Please Login to Comment.