Armët bërthamore – Rusia kërcënon SHBA-të

IllyrianInfo Illyrian
2 Min Read

“Rusia është e gatshme të kryejë teste të armëve bërthamore nëse Shtetet e Bashkuara fillojnë teste të tilla”, kështu ka paralajmëruar një zëdhënës i Kremlinit, Dmitry Peskov, pas urdhrit të presidentit të SHBA, Donald Trump që ushtria amerikane të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore.

Reklama

“Dua të kujtoj deklaratat e Presidentit Putin, të cilat i kemi përsëritur shumë herë: Nëse dikush tërhiqet nga moratoriumi, Rusia do të veprojë në përputhje me rrethanat. Presidenti Trump përmendi në deklaratën e tij se vende të tjera po testojnë armë bërthamore. Deri më tani, ne nuk e dinim që disa po testonin”, tha Dmitry Peskov.

Reklama

Sipas tij, Rusia nuk ishte informuar më parë nga SHBA-të për ndryshimin e qëndrimit të Uashingtonit në lidhje me testet e armëve bërthamore.

Reklama

Zëdhënësi i Kremlinit sqaroi se testi i raketës bërthamore Burevestnik nga Rusia më 21 tetor dhe droni nënujor Poseidon me energji bërthamore më 28 tetor nuk ishin në asnjë mënyrë teste të armëve bërthamore.

Sakaq, presidenti Donald Trump u bëri thirrje udhëheqësve ushtarakë amerikanë që të rifillojnë testimin e armëve bërthamore në mënyrë që të mbajnë ritmin me vendet e tjera si Rusia dhe Kina.

“Për shkak të programeve të testimit nga vendet e tjera, kam udhëzuar Departamentit të Luftës që të fillojë testimin e armëve tona bërthamore në baza të barabarta me ta”, shkroi Trump në mediat sociale pak para takimit me Presidentin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut.

Lini një koment

Please Login to Comment.