A do të sillen me detyrim në Gjykatë, Sveçla me kolegët e tij?

Illyrian
2 Min Read

Sot, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, pritet të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi. Tre zyrtarët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës në mars të vitit 2018.

Reklama

Burime zyrtare konfirmojnë se Policia e Kosovës është e autorizuar të ekzekutojë urdhërin për sjellje me detyrim në Gjykatë, në rast se të pandehurit nuk paraqiten vullnetarisht në seancë. Urdhër-arresti mbetet aktiv deri në realizimin e plotë të detyrimit ligjor.

Reklama

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar për media se procedura ndaj zyrtarëve është në zhvillim.

Reklama

“Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, është duke u zhvilluar procedura penale kundër të pandehurve për veprën ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare’,” deklaroi Gashi.

Sipas saj, vendimi për urdhërin e sjelljes me detyrim është marrë pasi të pandehurit kishin munguar në seancën e 16 shtatorit 2025, ndërsa mungesat nuk ishin arsyetuar.

“Gjyqtari i çështjes, për shkak të mosparaqitjes së të pandehurve në seancë, ka lëshuar Urdhëresë për sjellje me detyrim për F.P.D., S.Z., dhe XH.S. Gjykata ka urdhëruar Policinë e Kosovës të ndërmarrë veprimet e nevojshme për sigurimin e prezencës së tyre,” shtoi ajo.

Seanca e sotme pritet të përcaktojë nëse procesi gjyqësor do të vazhdojë me praninë e të pandehurve apo do të merret masë shtesë ndaj tyre.

IllyrianInfo.com do të raportojë zhvillimet në vazhdim nga Pallati i Drejtësisë gjatë ditës.

TAGGED:
Lini një koment

Please Login to Comment.