“Zhegrova ende nuk është 100% i gatshëm për lojë”

Illyrian
1 Min Read

Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova po përballet me një start të vështirë në aventurën e tij te Juventus.

Reklama

Pas pesë ndeshjesh radhazi, mesfushori kosovar ende nuk ka marrë asnjë minutë lojë në Serie A, ndonëse në katër ndeshjet e fundit ka qenë pjesë e bankës rezervë.

Reklama

Sipas mediumit italian “Tuttosport”, Zhegrova ende nuk është 100% i gatshëm për të qenë pjesë e formacionit startues.

Reklama

“Edon Zhegrova ende ka rrugë të gjatë derisa të rikuperohet mjaftueshëm për të hyrë në formacionin startues të Juventusit”, shkruan “Tuttosport”.

Megjithatë, kosovari pritet të jetë në listën e Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet shumë të rëndësishme në nëntor, të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Ky mund të jetë një moment kyç për Zhegrovën, i cili do të kërkojë të tregojë formën dhe potencialin e tij, duke ndihmuar ‘Dardanët’ në sfidat vendimtare.

Lini një koment

Please Login to Comment.