Stojkoviq: Vuçiq coi mesazh se ata që kundershtojnë besnikërinë ndaj tij dhe Listës Serbe do të kalojnë rrugën e Oliver Ivanoviq

Illyrian
3 Min Read

Plagosjen e më pas edhe rrëmbimin brenda territorit të Republikës së Kosovës që ndodhi më 1 nëntor në Leposaviq nga xhandarmëria serbe, avokati serb në Beograd, Çedomir Stojkoviq thotë ta ketë urdhëruar regjimi në Serbi. Ai është shprehur i bindur se kjo i konvenon presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe që ai nëpërmjet kësaj ka dërguar mesazhin se serbët të cilët refuzojnë besnikërinë ndaj Vuçiq dhe “Listës Serbe” do ta kenë fatin e njejtë sikurse Oliver Ivanoviq (Ivanoviq ishte vrarë në janar të 2018 para zyreve të tij në veri të Mitrovicës).

Reklama

“Xhandarmëria serbe ka qëlluar dhe ka plagosur rëndë një serb në veri të Kosovës!Më pas ai ka kaluar kufirin me Kosovën, dhe gjysmë i vdekur është transferuar në Serbi. Pyetja është për një njeri që është në konflikt me tani të famshmen “Lista Serbe” – një grup në Kosovë i formuar nga Aleksandar Vuçiç, i cili e paraqet si një organizatë politike, por në fakt është një organizatë që terrorizon serbët në Kosovë dhe u ndalon të kenë ndonjë organizim politik përveç ‘Listës Serbe’ Regjimi në Serbi duket se ka urdhëruar eliminimin e serbëve të pabindur në Kosovë, në këtë rast Milan Vukašinoviç. Dhe kjo ndodh sa herë që regjimi përgatit një eskalim”, ka shkruar Stojkoviq në rrjetin e tij social “Facebook”.

Reklama

Një eskalim po i konvenon Vuçiq meqenëse po përballet me protesta të mëdha kundër tij.

Reklama

“Eskalimi tani është më i nevojshëm për Aleksandar Vuçiç se kurrë, duke marrë parasysh se protestat kundër regjimit po rriten në Serbi. Deri më tani, në situata të tilla, Aleksandar Vuçiç ka vendosur të eskalojë situatën në Kosovë për të zhvendosur vëmendjen publike nga vetja tek konflikti me Kosovën.Kjo ndodhi edhe gjatë protestës në 2023, kur autoritetet në Serbi organizuan një sulm paramilitar në Kosovë, në Banjska, përmes grupit të Milan Radojiqiç. Në atë kohë, Vuçiç fillimisht mohoi të dinte për këtë ngjarje dhe tha se nuk kishte asnjë lidhje me të, por gjatë protestës në 2025, ishin anëtarët e atij grupi paramilitar që u panë duke ruajtur ndërtesën e presidencës ku Vuçiç, ndërsa udhëheqës i grupit, Milan Radojiqiç, organizonte tubimet politike të Vuçiç. Kjo ngjarje kujton në mënyrë të pakundërshtueshme vrasjen e Oliver Ivanoviç, një politikani serb nga Kosova, i cili refuzoi besnikërinë ndaj Vuçiç dhe “Listës Serbe”. Autoritetet e Kosovës kanë akuzuar dhe dënuar Milan Radojiqiç për këtë vrasje. Mesazhi i regjimit të Vuçiç këtë herë është i njëjtë:Serbët nga Kosova që refuzojnë besnikërinë ndaj Vuçiç dhe “Listës Serbe” do të kalojnë të njëjtën rrugë si Oliver Ivanoviç. Sepse për të krijuar një eskalim në Kosovë ku Vuçiç do të detyrojë serbët e mbetur të përplasen përsëri me shqiptarët – çdo opozitë mes serbëve do të jetë një problem për të”, ka shkruar ai.

Lini një koment

Please Login to Comment.