Tragjike – Shembja e papritur e godinës, humb jetën punëtori

Illyrian
1 Min Read

Një kullë mesjetare në zemër të kryeqytetit të Italisë, pranë rrënojave të famshme të Forumit Romak, është shembur pjesërisht të hënën, gjatë punimeve për rinovimin e strukturës, duke lënduar rëndë të paktën një punëtor.

Reklama

Punëtori 66-vjeçar rumun Octay Stroici humbi jetën rrugës për në spital, pasi u bllokua 11 orë nën rrënoja, shkruan tgcom24.

Reklama

Torre dei Conti u ndërtua në shekullin e 13-të nga Papa Innocent III si një vendbanim për familjen e tij.

Reklama

Kulla ishte dëmtuar në një tërmet të vitit 1349 dhe kishte pësuar shembje të mëvonshme në shekullin e 17-të.

Mediat italiane raportojnë se në vendngjarje ishin si kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri, ashtu edhe ministri italian i Kulturës, Alessandro Giuli.

Lini një koment

Please Login to Comment.