AAK zgjedh sot kryetarin e ri, Gjini pritet ta marrë drejtimin e partisë

Illyrian Info
1 Min Read

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), do të mbajë sot mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, duke përmbyllur procesin e zgjedhjeve të brendshme në parti.

Sipas njoftimit të AAK-së, pjesa solemne e Kuvendit do të nisë në ora 11:30 ku do të mbajnë fjalim kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, si dhe i nominuari për kryeministër, Ardian Gjini.


“Në kuadër të punimeve të Kuvendit, do të bëhet zgjedhja e kryetarit dhe e Këshillit të Përgjithshëm të partisë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se zyrtarisht kandidaturën për ta udhëhequr AAK-në e ka paraqitur kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, i cili pritet ta marrë edhe ‘timonin’ e këtij subjekti politik.

Gjini njëherit është edhe kandidat për kryeministër nga ky subjekt për zgjedhjet e 7 qershorit. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *