Idris Elba i jep fund thashethemeve: Emri im s’është në lojë për rolin e James Bondin, s’kam qenë kurrë kandidat serioz

Illyrian Info
4 Min Read

Idris Elba thotë se kurrë nuk ka qenë kandidat serioz për rolin e James Bondit, pavarësisht spekulimeve të shumta që për vite me radhë e renditnin ndër emrat kryesorë si pasues i Daniel Craig.

Aktori e ka deklaruar këtë ekskluzivisht për People, në premierën e filmit të tij të ri në Los Angeles.


I pyetur se si ndihet që emri i tij është përmendur prej vitesh si mundësi për agjentin 007, Elba (53) dha një përgjigje të prerë në premierën e filmit “Masters of the Universe”, të mbajtur të hënën më 18 maj.

“Emri im nuk është në lojë, s’ka shans”, u shpreh ai, duke shtuar se producentët po kërkojnë “dikë më të ri”.

“U uroj gjithë të mirat. S’po pres të shoh si do të duket – do të jetë e jashtëzakonshme. Sinqerisht, nuk kam qenë kurrë në garë. Nuk kam qenë fare kandidat”, tha ai.

– YouTube youtu.be

Elba e ka prekur këtë temë edhe më herët. Në vitin 2023, në podcastin “SmartLess”, ai pranoi se thashethemet për Bondin i kishin ardhur si kompliment, por se gjithçka u prish kur debati u reduktua vetëm në çështjen e racës.

“Ne të gjithë jemi aktorë dhe e kuptojmë që kjo është një nga ato role që të gjithë i duan. Është si të të shpallin ‘mashkulli më seksi në botë’”, kishte thënë ai, duke iu referuar titullit që revista People ia dha në vitin 2018.

Sipas tij, përmendja si kandidat për Bond është një lloj “kulmi” në karrierë, por Elba shtoi se një pjesë e reagimeve e bëri situatën të neveritshme.

“Në thelb, ishte një kompliment i madh që pothuajse e gjithë bota ishte e lumtur me idenë që unë të merresha në konsideratë… Por ata që s’e pëlqenin këtë ide e bënë gjithçka të neveritshme, sepse u reduktua në racë. U bë pa kuptim dhe unë mbajta peshën më të madhe”, u shpreh ai.

Emri i Elbës u lidh për herë të parë seriozisht me Bondin që në vitin 2014, pasi në një e-mail të rrjedhur, drejtoresha e Sony Pictures, Amy Pascal, kishte shkruar se mendonte që “Idris duhet të jetë Bendi i radhës”.

Rolin e fundit të agjentit sekret e luajti Daniel Craig në filmin “No Time to Die” (2021). Para tij, Bondin e kanë interpretuar Sean Connery, David Niven, George Lazenby, Roger Moore, Timothy Dalton dhe Pierce Brosnan.

Përveç Bondit, Elba foli edhe për projektin e tij më të fundit, filmin aksion-fantazi “Masters of the Universe”, i bazuar në franshizën e njohur të He-Man.

Ai luan rolin e Duncanit, një nga aleatët më të afërt të He-Manit, dhe tha se është fans i kësaj bote që nga fëmijëria: “‘Masters of the Universe’ ishte ‘gjëja ime’. E kam parë shumë kur isha fëmijë”, tregoi ai. “Të luaja Duncanin dhe ta përshtatja me veten, ta bëja të duket si unë, ishte kënaqësi e madhe… Mund të isha pak komik dhe madhështor, kështu që u dorëzova në atë energji”, shtoi.

– YouTube youtu.be

Elba foli edhe për kërkesat fizike të rolit, duke theksuar se në këtë film ka pasur shumë skena përleshjesh dhe se i është dashur të qëndrojë në formë.

“Kam xhiruar mjaft filma aksion në tri vitet e fundit… por këtu kishte shumë luftim. Duhet të jem në formë që të mund të vrapoj dhe të godas”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *