Jehona Shala ishte protagonistja kryesore në fitoren e madhe të skuadrës së saj Csikszereda M. Ciuc ndaj Politehnica Timisoara me rezultat 4-2.
Sulmuesja nga Prizreni realizoi dy gola në këtë përballje vendimtare, duke ndihmuar skuadrën vendase të sigurojë një fitore shumë të rëndësishme dhe kualifikimin në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.
Skuadra e Jehona Shalës ishte në disavantazh 0-2 gjatë pjesës së parë, por arriti një rikthim spektakolar në pjesën e dytë për të triumfuar 4-2.
Në sezonin e saj të parë me klubin rumun, futbollistja kosovare ka zhvilluar paraqitje mbresëlënëse, duke shënuar 12 gola në kampionat dhe edhe dy të tjerë në Kupë.
Pas formës së jashtëzakonshme që ka treguar këtë edicion, Jehona Shala po konsiderohet si një nga sulmueset më të mira në kampionatin rumun dhe shumëkush beson se ajo meriton një ftesë nga Kombëtarja e Kosovës në ndeshjet e ardhshme./Telegrafi/
