Trump: Nuk do të nxitohemi për një marrëveshje sepse koha është në anën tonë

Illyrian Info
1 Min Read

Donald Trump thotë se negociatat me Iranin “po vazhdojnë në një mënyrë të rregullt dhe konstruktive”, dhe se ai i udhëzoi përfaqësuesit e tij “të mos nxitohen për një marrëveshje”.

Presidenti amerikan shton se “koha është në anën tonë” dhe bllokada detare amerikane ndaj Iranit do të “mbetet në fuqi dhe efekt të plotë derisa të arrihet, certifikohet dhe nënshkruhet një marrëveshje”.


“Të dyja palët duhet të marrin kohën e tyre dhe ta bëjnë siç duhet. Nuk mund të ketë gabime”, thotë Trump.

“Marrëdhënia jonë me Iranin po bëhet shumë më profesionale dhe produktive”, shtoi presidenti amerikan, transmeton Telegrafi.

Ai përsërit se Irani nuk mund të “zhvillojë ose sigurojë” një armë ose bombë bërthamore, duke i bërë jehonë fjalëve të sekretarit të shtetit amerikan Marco Rubio këtë mëngjes.

Trump gjithashtu përsërit pretendimet se Barack Obama siguroi një nga marrëveshjet më të këqija me Iranin – Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) – mbi programin e tij bërthamor, duke thënë se “ishte një rrugë e drejtpërdrejtë” për Teheranin që të zhvillonte një armë bërthamore. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *