Netanyahu ndan detajet e telefonatës me Trump

Illyrian Info
1 Min Read

Kryeministri izraelit ka njoftuar se ka realizuar një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump.

Ai thotë se ata diskutuan dy nga pikat kryesore të marrëveshjes: Ngushtica e Hormuzit dhe armët bërthamore, transmeton Telegrafi.


Duke riafirmuar qëndrimin e SHBA-së dhe Izraelit për këtë të fundit, ai shkruan në një postim në X: “Unë dhe presidenti Trump ramë dakord që çdo marrëveshje përfundimtare me Iranin duhet të eliminojë rrezikun bërthamor”.

“Kjo do të thotë çmontimi i vendeve të pasurimit bërthamor të Iranit dhe heqja e materialit të tij të pasuruar bërthamor nga territori i tij”, shtoi ai.

Netanyahu shton se Trump “gjithashtu riafirmoi të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur kundër kërcënimeve në çdo front, përfshirë Libanin”.

“Partneriteti midis nesh dhe dy vendeve tona është provuar në fushën e betejës dhe nuk ka qenë kurrë më i fortë”, shkruan ai.

“Politika ime, ashtu si ajo e presidentit Trump, mbetet e pandryshuar: Irani nuk do të ketë armë bërthamore”, shtoi ai. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *