Sara Gjordeni ka nisur prezantimin e sezonit të ri të “She’s on Top”, ku vajzat janë në garë mes tyre në episodin e parë të formatit.
Në juri të emisionit janë Françeska Rustem dhe Niko Komani, ndërsa të ftuar specialë ishin Brikena Selmani dhe Mateo Borri.
Pak para se të ftonte konkurrentet në skenë, Sara Gjordeni ndaloi për disa sekonda dhe iu drejtua publikut me një njoftim personal.
Ajo bëri të ditur se është në pritje të fëmijës së dytë me këngëtarin Bardhi.
Lidhja e tyre ka nisur gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania, ndërsa çifti tashmë pritet të zgjerojë familjen. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com
