Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar nga Kievi se homologu i tij rus, Vladrimir Putin mund të zgjerojë luftën përtej kufijve të Ukrainës, duke kërcënuar kështu një tjetër vend evropian.
Paralajmërimi i presidentit të Ukrainës vjen pas takimit të tij me presidentin amerikan, Donald Trump në Nju Jork, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Korab Blakajt, zhvillimet e fundit drejt Evropës, janë tregues serioz që vendet perëndimore janë duke shkuar drejt komplikimit, megjithëse sipas tij, Zelensky nuk mund të jep një informacion të besueshëm se Rusia po përgatitet për sulm ndaj ndonjë shteti evropian.
“Në qoftë se i referohemi të gjitha ngjarjeve që po ndodhin në drejtim të Evropës, ku spikatet një luftë hibride ndaj të gjitha vendeve perëndimore, atëherë ky është një tregues shumë serioz që gjërat mund të komplikohen dhe po shkojnë drejt komplikimit”.
“Mirëpo sa i përket deklaratës së presidentit të Ukrainës, unë mendoj që ky është në një lloj presioni në të cilën është Ukraina”, u shpreh Blakaj.