AAK prezanton kandidatët dhe projektet në Vushtrri

24 Views
2 Min Read
Advertisements

Në kuadër të fushatës parazgjedhore, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur tubim me qytetarët e Vushtrrisë.

Me një minutë heshtje në nderim të heroit, Afrim Bunjaku, nisi fushata e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Vushtrri. Atje, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, derisa u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin në Komunën e Vushtrrisë, ftoi ata të vazhdojnë punët e mira për të gjithë qytetarët.

“Duhet të shërbejmë gjithnjë. Kemi shërbyer në etapa të ndryshme për jetën tonë. Edhe projektet i kemi me IPA. Do të angazhohemi t’i ruajmë marrëdhëniet me Amerikën e aleatët”, deklaroi Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.

Haradinaj poashtu tha se AAK nderon gjithnjë heronjtë e vendit që dhanë gjithçka, edhe jetën, për këtë vend.

Kandidati i AAK-së për Vushtrrinë, Mensut Ademi, tha se premtimet e dhëna i kanë mbajtur, përfshi këtu edhe ndalimin e vërshimeve në këtë komunë. Ai premtoi dhe garantoi se në katër vitet e ardhshme do të ketë orientim në karrierë për fëmijët.

“Për herë të parë Vushtria me realizu orientimin në karrierë. Sa më shumë të edukuar… Ju kam thënë adoleshentëve se ne kemi shkuar në luftë për juve. Ju e keni më vështirë, me ofru kriter”, tha mes tjerash Mensut Ademi.

AAK prezantoi edhe kandidatët e saj për Asamblenë Komunale të Vushtrrisë.

Pasi përfunduan takimin me banorët e Vushtrrisë, Haradinaj, bashkë me kandidatin e tyre për Vushtrrinë dhe kandidatët për asamblistë, thanë se do të bëjnë homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements