Aksident i rëndë – Autobusi plot me nxënës përplaset me BMW, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

Illyrian
1 Min Read

Një aksident tragjik ndodhi në mëngjesin e sotëm në Ariniano të Torinos, kur një autobus shkollor u përplas me një makinë, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të automjetit.

Sipas burimeve, nga 50 nxënësit që ndodheshin në autobus, 22 u plagosën lehta, ata pësuan vetëm mavijosje dhe lëndime të vogla, pa rrezik për jetën.

Përplasja ndodhi në kryqëzimin midis rrugës Borgo Cremera dhe rrugës Borgo Nuovo. Drejtuesi i makinës po udhëtonte drejt Castelnuovo don Bosco, ndërsa autobusi shkollor po lëvizte në drejtim të kundërt, drejt Chieri-t.

Viktima është një 33-vjeçar rumun, banor i Mombello Torinese, i cili po kthehej në shtëpi pas pune.

Shoferi i autobusit deklaroi për policinë se pa makinën të vinte me shpejtësi të madhe drejt tij dhe u përpoq të shmangte përplasjen duke devijuar plotësisht në të djathtë, por nuk ia doli.

Në vendngjarje mbërritën dy autoambulanca të shërbimit 118 dhe një helikopter shpëtimi nga Torino. Përpjekjet për të ringjallur drejtuesin e makinës rezultuan të pasuksesshme.

Lini një koment

Please Login to Comment.