Aksident i rëndë – Dy trena përplasen “kokë më kokë”, raportohet për disa të vdekur

Illyrian
2 Min Read

Një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash në Indinë qendrore gjatë natës, duke vrarë të paktën 11 persona. Treni lokal i pasagjerëve goditi trenin e mallrave nga prapa, pranë qytetit Bilaspur. Mediat e huaja shkruajnë se një nga vagonët e pasagjerëve përfundoi sipër një vagoni nga treni i mallrave. Pas disa orësh përpjekjesh, ekipi i shpëtimit e uli vagonin në tokë dhe përdori prerës hekuri për ta hapur, duke gjetur tre trupa të tjerë të vdekur.

Operacioni i shpëtimit përfundoi herët të mërkurën dhe lëvizja e trenave nëpër vendin e aksidentit ka rifilluar. Midis atyre që u shpallën të vdekur ishte edhe shoferi i lokomotivës së trenit të pasagjerëve, ndërsa bashkëpilotja e tij, një grua, u plagos rëndë dhe u shtrua në një spital privat. Rreth 20 persona u plagosën në aksident dhe po trajtohen në spitalet lokale.

Në një deklaratë, operatori i rrjetit Indian Railëays tha se ka filluar një hetim për shkakun e aksidentit. Gjithashtu kërkoi ndihmë financiare për familjet e të ndjerëve dhe të plagosurve. Përplasjet e trenave nuk janë të rralla në Indi. Më shumë se 12 milionë njerëz udhëtojnë me 14,000 trenat e Indisë çdo ditë në 64,000 kilometra shina. Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të përmirësuar sigurinë hekurudhore, ndodhin disa qindra aksidente, disa prej të cilave vdekjeprurëse.

Lini një koment

Please Login to Comment.