Rreth orës 17:35, në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Vragoli, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha për Express se “sipas informatave fillestare dyshohet se një këmbësor është goditur nga një motor”.
“Ne vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Ështe njoftuar prokurori dhe mjekesia ligjore përderisa hetimet janë duke u kryer nga Policia për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri te ky aksident tragjik”, tha Hoxha.