Aksident te mbikalimi i Plepave në Durrës

Illyrian
1 Min Read

Në aksin rrugor “Kavajë – Plepa”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave”, automjeti me drejtues shtetasin E. B., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. P., 65 vjeç.

Reklama

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët A. D., P. P. dhe L. B., të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga shtetasi E. B. Aktualisht, ata po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Reklama

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Reklama

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme te mbikalimi i Plepave në Durrës. A2 CNN raporton se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar.

Siç duket edhe në pamjet e mbërritura në A2 CNN një nga automjetet ka përfunduar në korsi të kundërt.

Në vendngjarje ndodhet edhe policia dhe zjarrfikësja. (A2 Televizion)

Lini një koment

Please Login to Comment.