Aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”, ka të lënduar

Illyrian
1 Min Read

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xhaferi”, në drejtim të Prishtinës–Ferizajt, rreth kilometrit të 18-të.

Reklama

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës, Blerina Ejupi-Tahiri, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa një person dyshohet se ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Reklama

“Më datën 04.11.2025 është raportuar për një aksident trafiku në Autostradën ‘Arbën Xhaferi’ drejtimi Prishtinë-Ferizaj km 18. Sipas informatave fillestare të përfshira janë dy automjete, ndërsa raportohet për një person dyshohet me lëndime të lehta”, deklaroi Ejupi-Tahiri.

Reklama
Lini një koment

Please Login to Comment.