Babë e bir humbën jetën në një aksident të rëndë, ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër – Han i Hotit.
Një automjet doli nga rruga në afërsi të kryqezimit të Kopliku dhe si pasojë humbën jetën dy persona.
Shkodër/Informacion paraprak:
Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin Valentin Bluda, rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi Valentin Bluda dhe babai i tij, shtetasi Nikoll Bluda, 76 vjeç, pasagjer në automjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.